Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend, opozita bllokon procesin! Berisha:  Po na hiqni të drejtën të bëjmë pyetje si burri-burrit

Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend, opozita bllokon procesin! Berisha: Po na hiqni të drejtën të bëjmë pyetje si burri-burrit

Seanca e sotme plenare në Kuvend pritet të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD, KLP e KLGJ. Por seanca, e cila ka nisur në orën 10:00 është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës Në nisje të seancës, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se është parashikuar 150 minuta debat pas raportimit të çdo institucioni. Opozita këmbëngul që tu bëjnë pyetje krerëve të drejtësisë gjatë seancës, por PS refuzon. Sipas Peleshit kjo është një praktikë e ndjekur që nga viti 2016, por e pazbatuar në dy vitet e fundit. Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. “Ka një rregull, pyetjet depozitohen përpara seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit,...