Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin përpara “Murit të Zgjerimit”: Shqipëria një rast suksesi

Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin përpara “Murit të Zgjerimit”: Shqipëria një rast suksesi

Bruksel – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizua ritmi i procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Ministrja thekson në një postim se në Komisionin Europian, “Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes.” “Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian disbursoi së fundmi 100 milion euro për Shqipërinë në kuadër të këtij instrumenti”, shkruan Spiropali. Kos dhe Spiropali u ndalën te “Muri i Zgjerimit” në...