Pas denoncimit të prindërve në Saranda Web, bashkia kërkon leje për prishjen e Kopshtit

Pas denoncimit të prindërve në Saranda Web, bashkia kërkon leje për prishjen e Kopshtit

Bashkia Sarandë kërkon leje për prishjen e Kopshtit Nr. 4 në Sarandë pas denoncimit të prindërve në Saranda Web    Pas publikimit të videos nga Saranda Web, ku prindërit denonconin gjendjen e amortizuar të godinës së Kopshtit Nr. 4, Bashkia Sarandë ka ndërmarrë hapat e parë për shembjen e objektit që rrezikon jetën e fëmijëve. Godina aktuale, pjesë e kompleksit të “Shtëpisë së Fëmijës Vangjel Pulla”, është konsideruar e pasigurt për vijimin e aktivitetit edukativ, ndaj Bashkia ka kërkuar miratimin e prishjes së saj.     Videoja e publikuar nga Saranda Web solli reagime të shumta nga qytetarët dhe institucioneve përkatëse. Prindërit paralajmëronin se struktura e kopshtit është e dëmtuar në masë të madhe, me mure të çara dhe tavan të rrezikshëm, duke vënë seriozisht...