“Ka shumë punë me drejtësinë”/ Seanca plenare, ironizon Balliu: Ku e keni shoqe Ballukun

“Ka shumë punë me drejtësinë”/ Seanca plenare, ironizon Balliu: Ku e keni shoqe Ballukun

Kuvendi është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se nuk po i lejon që ti bëjnë pyetje, drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Deputeti i PD-së, Kelvis Balliu u shpreh se Belinda Balluku dhe Edi Rama nuk janë të pranishëm në Kuvend, pasi sipas tij ata kanë shumë probleme me drejtësinë, kryetarët e të cilëve pritet të raportojnë. “Ky i keni këta të dy, edhe shoqen balluku edhe shokun Rama, kanë ardhur këto institucione me të cilët këta të dy kanë shumë punë”, tha Balliu, i cili kërkoi që ligjvënësit demokrat të lejohen të bëjnë pyetje.