Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Tirana si Milano?!
Nga një dekadë në tjetrën, hartat e pasurisë në Europë po ndryshojnë.Siç shkruante së fundmi media britanike “The Telegraph”, Milano po përjeton një “moment të artë”, teksa të pasurit britanikë, të lodhur nga taksat e larta dhe retorika populiste e laburistëve, po zhvendosin rezidencat dhe investimet e tyre drejt Italisë, ku klima fiskale është më e butë dhe stili i jetesës më i përshtatshëm (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).Por përtej këtij riorientimi të brendshëm europian, pyetja që lind natyrshëm është: a mund të bëhet Tirana një alternativë pak më e largët, por më e leverdishme për kapitalin e lëvizshëm të pasurisë?Në dukje, ideja mund të tingëllojë e guximshme – Shqipëria nuk është Milano, dhe Tirana nuk është një qendër financiare. Por rajoni...