Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” pasqyra ku Rusia sot shikon vetveten
…Do të doja gjithë jetën të të mbaja kështu në krahë, Beti.Ja kështu…Sa e lehtë që je! Ti,tani, je vetë më i lehti i të gjithë njerëzve në botë, mendoi Gjenerali.Tre-katër kilogram, jo më shumë…” Pjesë nga romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Nga Eljanos Kasaj* Më 15 tetor në Sallën Beethoven të Teatrit Balshoj në Moskë u zhvillua ceremonia e përvitëshme e ndarjes së çmimit prestigjioz letrar “Jasnaja Poljana”. I themeluar prej Muzeut të Pasurive të kont Leon Nikolajeviç Tolstojit dhe “Samsung Electronics”, çmimi, i cili jepet që nga viti 2003, vlerëson veprat që ruajnë traditat e letërsisë klasike dhe promovojnë dialogun ndërkulturor. Gjatë ndarjes së çmimeve të këtij viti, në nominimin “Kryevepra të Anashkaluara” çmimin e mori përkthesi rus Vasilij Tjuhin për përkthimin...