Pyetjet e deputetëve për Dumanin dhe Çelën me gojë apo me shkrim? Debatet në Kuvend, a rrezikon të bllokohet seanca?

Pyetjet e deputetëve për Dumanin dhe Çelën me gojë apo me shkrim? Debatet në Kuvend, a rrezikon të bllokohet seanca?

Seanca e sotme parlamentare ku janë parashikuar të raportojnë pesë drejtues të institucioneve të pavarura dhe debati është rënë dakord të jetë mbi 12 orë, rrezikon sërish të prishet.  Shkak është procedura që do të ndiqet për debatin mbi secilin raport të institucioneve të pavarura.  Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se bazuar mbi manualin e raportimit të institucioneve në Kuvend, deputetët duhet të dorëzonin pyetjet deri para nisjes së seancës dhe më pas gjatë raportimit, drejtuesi i institucionit të pavarur lexon pyetjen dhe jep përgjigjen.  Sipas Peleshit kjo është një praktikë e ndjekur që nga viti 2016, por e pazbatuar në dy vitet e fundit.  Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.  “Ka një rregull, pyetjet depozitohen përpara seancës. Edhe kur do t’i...