Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Debatet në Kuvend, Berisha-Klosit: S’i përgjigjem njeriut që ia vodhi bixhozi rininë, betohu që s’ke dosje në ‘SKAP’
Vijojnë debatet me tone të ashpra në seancën e sotme në Kuvend. Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua socialistit Blendi Klosi duke i thënë ‘S’mund t’i përgjigjem këtij njeriu që ia vodhi bixhozi rininë.’ Klosi kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar përfaqësueseve të institucioneve të drejtësisë pyetje direkte, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht në kuvend me shkrim. Deputeti i PS-së tha se opozita ka urdhër nga Berisha për të prishur seancën. Pjesë nga debatet: Klosi: Mbështes kolegen Topalli, por duhet të thuash të vërtetën. Ju ku jeni prapë sot, në këtë seancë të zbrazëtisë, duke menduar se duke dalë përballë do ngatërroni drejtësinë. Nuk bëhet debati me llafe; me llafe bëhen mes nesh, jo me drejtuesit e drejtësisë. Përgatitja e materialeve duhet të jetë e qartë. Nuk...