Për ata që gabojnë/ Kur përdoret pika (.) e kur jo?

Për ata që gabojnë/ Kur përdoret pika (.) e kur jo?

Përdorimi i pikës Shkruan: Eroll Sejdiu Vihet pikë në datat e plota, pas numrave që shënojnë ditën dhe muajin, por nuk vihet pikë pas numrit që shënon vitin:09.04.201709.IV.2017Mirëpo, kur muaji shënohet me fjalë, nuk ndahet nga dita dhe nga viti me asnjë shenjë pikësimi:21 mars 201714 tetor 2017Pika në shkurtimet përdoret:a) pas shkronjës a shkronjave të para të fjalëve që shënojnë titull, gradë, mjeshtëri:dr. (doktor), prof. (profesor), inxh. (inxhinier) etj.;b) pas shkronjës a shkronjave të para të termave të ndryshëm, sidomos termave shkencorë të përdorur në disa fjalorë etj.:p.sh. (për shembull ), etj. (e të tjera), khs. (krahaso), fr. (frëngjisht), ang. (anglisht ), kap. (kapitull ), mjek. (mjekësi), let. (letërsi).c) pas shkronjës a shkronjave të para të emrave të njerëzve:F. S. Noli, H. I. Pedersen,...