Izolohet fshati Thirrë në Mirditë/ Reshjet e dendura, bllokohen rrugët…

Izolohet fshati Thirrë në Mirditë/ Reshjet e dendura, bllokohen rrugët…

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë. Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit, rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të zonës. Raportohet gjithashtu për dëmtime në disa ura që lidhin fshatrat përreth, çka e ka bërë edhe më të vështirë qarkullimin dhe transportin e mallrave. Grupet e emergjencave civile të Bashkisë Mirditë ndodhen aktualisht në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të përcaktuar mundësitë e ndërhyrjes së menjëhershme, me qëllim rindërtimin e kalueshmërisë dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në zonat ku rreziku i rrëshqitjeve...