PD dhe PS miratojnë ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe “Territorialen”

PD dhe PS miratojnë ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe “Territorialen”

Gjatë seancës plenare të kësaj të hënë, mazhoranca dhe opozita miratuan me 113 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe me 115 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Për ngritjen e këtyre dy komisioneve votuan kundër 3 deputetë. Komisioni i  Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë dhe me numër të barabartë anëtarësh. Projektvendimi sqaron se vendimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të miratohen me shumicën e votave të anëtarëve dhe konsensusin e bashkëkryetarëve. Pjesë e tryezës së diskutimeve do të jenë plot 16 anëtarë, nga të cilët 7 do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë...