Po paralizon zhvillimin: Media gjermane mbi krizën në Kosovë

Po paralizon zhvillimin: Media gjermane mbi krizën në Kosovë

Media gjermanofone i kushton vëmendje dështimit të krijimit të qeverisë në Kosovë dhe pasojave për vendin që vuan prej muajsh nga bllokada e brendshme politike. Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverine, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta "Berliner Zeitung". Sipas analizës së medias gjermane dështimi në Kosovë, mund të shihet si simptomë e një krize më të thellë politike. "Për më shumë se nëntë muaj, bllokadat institucionale dhe grindjet e brendshme partiake e kanë paralizuar vendin. Shumë analistë besojnë se Kurti, i cili e ka qeverisur shtetin e ri ballkanik si kryeministër që nga viti 2020, është shkaku i këtij ngërçi. Qëndrimi i tij, shpesh i pakompromis dhe konfrontues ndaj kundërshtarëve politikë, ka vazhduar ta mbajë...