Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Niko dhe çerrat e tij…”/ Nallbati zbulon arsyet e paraqitjes në SPAK: Donin të më dëmtonin imazhin
Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK.Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni. “U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.Kujtojmë se Nallbanti dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, janë përfshirë më maj në një konflikt me një drejtues kamioni. Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.