‘Sikur djalli të interpretonte Biblën’, Balla-Berishës: E mban mend kur raportonte Ina Rama këtu, dhe ti lije sallën

‘Sikur djalli të interpretonte Biblën’, Balla-Berishës: E mban mend kur raportonte Ina Rama këtu, dhe ti lije sallën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla replikoi me Sali Berishën pas akuzave të këtij të fundit lidhur me pyetjet drejtuar institucioneve të drejtësisë që pritet që të raportojnë sot në Kuvend. Me ironi, Balla tha se fjala e Berishës ishte sikur “djalli të interpretonte Biblën.” Më pas i kujtoi atij kohën kur në Kuvend raportonte ish prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, të sulmuar nga Berisha, dhe ai me deputetët e tij linte sallën. “Fjala e fundit sikur të kërkoje djallin që të interpretojë Bilbën. Dëgjuam se çfarë thotë djalli për Biblën. Tani e kam për deputetët e rinj të grupit të PD, kur keni ardhur në shtator këtu në tryezë keni gjetur këto tre libra. Këto janë tre librat që rregullojnë, i pari...