Aksident në aksin Novoselë–Fier, plagoset 79-vjeçari që udhëtonte me biçikletë

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Novoselë–Fier, ku një 79-vjeçar nga fshati Ferras ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur më 26 tetor 2025, kur shtetasi R. B., 49 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar të moshuarin që lëvizte me biçikletë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga Policia, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vënë në pranga 5 drejtues automjetesh gjatë 48 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve intensive të zhvilluara 24 orë në 24 në akset rrugore të Vlorës dhe Sarandës.

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, u arrestuan në flagrancë:

I. B., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në aksin Vlorë–Panaja duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

V. D., 53 vjeç, banues në Vlorë, në rrugën “Damian Humariti”, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

S. Sh., 69 vjeç, nga fshati Qishbardhë, për drejtim të automjetit në gjendje të dehur në aksin Vlorë–Kotë;

B. I., 44 vjeç, banues në Delvinë, kapur në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, gjithashtu në gjendje të dehur;

R. B., 49 vjeç, nga fshati Skrofotinë, i cili në datën 26 tetor 2025, në aksin Novoselë–Fier, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, aksidentoi një 79-vjeçar nga Ferrasi, që lëvizte me biçikletë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

🚨 Policia Rrugore e Vlorës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit, të shmangin përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara dhe sidomos drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve.