Rovena Stefa për BBVK: Në finale kanë shkuar njerëz që publiku nuk i ka dashur

Rovena Stefa për BBVK: Në finale kanë shkuar njerëz që publiku nuk i ka dashur

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, një nga emrat më të komentuar të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme gjatë një interviste në emisionin “The Elite Way”, me moderatoren Elita Rudin. Në bisedë, Stefa është ndalur tek rrugëtimi i saj në spektakël dhe mënyra si, sipas saj, është zhvilluar gara drejt finales. E pyetur nga moderatorja pse nuk arriti deri në fund, këngëtarja u përgjigj hapur: “Aty duhet me e pyet produksionin për këtë gjë. Aty kuptohet qartë që kanë shkuar në finale edhe njerëz që nuk i ka dashur publiku, madje kanë qenë të urryer nga publiku dhe nuk i kanë çuar vota”, u shpreh ajo. Rovena shtoi se, sipas...