Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë/ Mbeten në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë/ Mbeten në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për 3 personat e përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astir Kalaja më 6 tetor në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjithashtu u plagosën dy shtetas të tjerë.  Ngjarja ndodhi gjatë një seance gjyqësore, ku shtetasi Elvis Shkambi palë në proces, qëlloi me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe shtetasve Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, atë e bir, që ndodheshin në sallë si pala tjetër në çështje. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, i dyshuar për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “mbajtje pa leje të armëve”, për Gjon Shkambin i dyshuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe...