Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mediu: Në Komisionin Zgjedhor vota nuk ka vlerë! Të prodhohen ligje që të kemi rezultate, jo të përsërisim…
Deputeti Fatmir Mediu ka kërkuar që ngritja e Komisionit të ri Zgjedhor të prodhojë rezultate dhe të mos përsërisë historitë e mëparshme. Mediu kërkon që opozita të ketë të drejtën për të diskutuar se çfarë është e vlefshme apo jo në një kod zgjedhor dhe se ligjet e reja që duhet të prodhohen, duhet të çlirojnë zgjedhjet nga korrupsioni dhe krimi. Ndër të tjera, deputeti tha se në këtë komision nuk ka të drejtë vote, por se mjafton dakordësimi mes dy bashkëkryetarëve. “Nuk na bën nder që ky komision ecën sipas traditës parlamentare se kjo traditë nuk ka prodhuar asnjë kod elektoral që të ketë minimizuar problemet zgjedhore. Përfshira e të gjithë subjekteve politike, do të ishte e domosdoshme sidomos pa raportit të OSBE ODIHR. Ky është një komision që...