Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
PD bashkoi votat me PS për Komisionet/ Berisha: Me Ramën zgjedhje të lira s’ka, por ne votuam për dy arsye
Kreu i PD, Sali Berisha sqaroi në Kuvend se përse u dakordësuan me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve të posaçme, zgjedhores dhe territoriales. Berisha tha se raporti i OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë. Por, Berisha thotë se OSBE-ODIHR tha një sërë rekomandimesh të cilat PD do të punojë për t’i plotësuar, ndonëse sipas tij me Ramën nuk ka zgjedhje të lira. “Ne sot votuam ngritjen e këtyre komisioneve për dy arsye, së pari janë një seri e pafundme e OSBE që ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme. OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi si një farsë të shëmtuar zgjedhore zgjedhjet e 11 majit, në këtë kontekst ne ndihemi të detyruar ndaj tyre që rekomandimet e drejta ti kthejmë në ligj ndonëse deklarojmë që në mënyrë...