Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Pse ‘qeveria Rama’ ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!
Pse ‘qeveria Rama’ ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?! Në një kohë kur financat publike shqiptare shfaqin një tablo të rrallë për rajonin, me një buxhet me suficit dhe të ardhura në rritje, prioritetet e qeverisë duken sërish të përmbysura. Në rishikimin e fundit të buxhetit, fondet për arsimin dhe shëndetësinë janë shkurtuar për të disatin vit me radhë duke konfirmuar një tendencë që është kthyer në rregull: dy sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të vendit po marrin gjithnjë e më pak vëmendje buxhetore. Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për arsimin në raport me të ardhurat buxhetore janë në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2019, kur zinin 11.4% të totalit të fondeve buxhetore. Në buxhetin fillestar të vitit 2025, Ministria e...