Turqia akuzon kryetarin e burgosur të Stambollit për “spiunazh politik”

Turqia akuzon kryetarin e burgosur të Stambollit për “spiunazh politik”

Një gjykatë turke ka lëshuar një tjetër fletarrestim zyrtar për kryetarin e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nën dyshimet për “spiunazh politik”, raportoi media shtetërore Anadolu më 27 tetor. Imamoglu, një rival kyç i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që gjendet në burg që nga marsi dhe po pret gjykimin për akuzat për korrupsion, në korrik u dënua për një tjetër vepër, atë të fyerjes dhe kërcënimit ndaj prokurorit kryesor të Stambollit. Ai mohon të gjitha akuzat ndaj tij. Imamoglu e mohoi akuzën e fundit ndaj tij gjatë paraqitjes në gjykatë të dielën dhe përmes një deklarate të lëshuar nga burgu. “Një shpifje, gënjeshtër dhe komplot i tillë nuk do t’i kalonte nëpër mendje as djallit”, u tha në deklaratën e tij të publikuar në...