Garon për bashkinë e Vlorës, deputetja socialiste heq dorë nga mandati

Garon për bashkinë e Vlorës, deputetja socialiste heq dorë nga mandati

Deputetja socialiste e Vlorës, Brunilda Mersini ka hequr dorë nga mandati i deputetes pasi do të garojë për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Njoftimi u bë nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi gjatë seancës së sotme plenare. Peleshi: Deputetja Brunilda Mersini heq dorë nga mandati si deputete. Është njoftuar KQZ për vakancën. Përballë Brunilda Mersinit, garon Dionis Sota, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD./vizionplus.tv