Mali i Zi vendos viza për qytetarët turq, 45 të arrestuar

Mali i Zi vendos viza për qytetarët turq, 45 të arrestuar

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, njoftoi sonte se qeveria do të mbajë nesër një mbledhje urgjente për të marrë vendim mbi pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për qytetarët turq, pas një sërë incidentesh të dhunshme në Podgoricë në 24 orët e fundit. Sipas Spajićit, ky hap ndërmerret “me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë publike”, duke theksuar njëkohësisht se qeveria synon të ruajë marrëdhënie të mira me Ankaranë. “Me qëllim ruajtjen e aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënieve të mira dypalëshe, në periudhën e ardhshme do të nisim bisedime intensive me Republikën e Turqisë për të gjetur modelin më të mirë në interes të ndërsjellë, në frymën e bashkëpunimit dhe aleancës së mirë,” shkroi Spajić në platformën X. Incidentet në Podgoricë Policia malazeze...