Mblidhet grupi parlamentar i PD-së, çfarë do diskutohet. Ja cilat mund të jenë temat e diskutimit

Sot më 27 tetor do të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, përpara nisjes së punimeve të Kuvendit, ku do të diskutohet mbi çështje të rëndësishme si ajo për ngritjen e  komisioneve (Komisioni për Reformën Territoriale dhe ai për Reformën Zgjedhore) dhe koordinimi i fjalimeve të deputetëve. 
“Sot pritet të miratohen dy komisione, ajo territoriale dhe zgjedhore. Kjo mund të jetë çështja kryesore që do të flasin deputetët e Partisë Demokratike në mbledhjen e Grupit Parlamentar”, tha gazetari i Klan News Enkel Xhangoli. 
Maxhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që të ketë ekspertë të huaj në komisione, kur kjo është e nevojshme. 
“Pritet të koordinohen edhe fjalimet që do të mbajnë deputetët e PD-së në Kuvend, ku do të raportojnë krerët e drejtësisë”, shtoi gazetari. 
Një detaj i rëndësishëm është mungesa e kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, i cili nuk do të jetë në mbledhje pasi është përjashtuar 15 ditë pas përplasjes me kreun e parlamentit, Niko Peleshi.