Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, mbyllen hetimet për Gjonin, si nisën përplasjet pas “divorcit” familjar
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, më 1 shkurt të këtij viti. Ndërkohë është publikuar dosja e vrasjes nga gazetarja Anila Hoxha, ku tregohet se babë e bir fillimisht kanë debatuar me fjalë. Pasi i riu ka qëlluar me shpullë të atin, 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij. I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin. Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi...