Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sherr masiv në Lushnjë/ Tre të plagosur me thika, përfundojnë në spital, dinamika e ngjarjes…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.30 në fshatin Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia Lushnje. Tre persona janë plagosur me njëri tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital. Sipas informacioneve të marra nga bluzat e bardha të spitalit të Lushnjes të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit ku marrin mjekim dhe të ruajtur nga forcat e rendit. Sipas dëshmitarëve okularë personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë duke ngrënë e pirë së bashku prej orëve të pasdites. Policia ka nisur të pyesë personat që kanë parë ngjarjen. Dyshohet se përfshirja në grindje dhe përdorimin e armëve të ftohta ka qenë për shkaqe banale dhe...