Kakavija mbyllet për 4 orë, ja kush lejohet të kalojë kufirin

Kakavija mbyllet për 4 orë, ja kush lejohet të kalojë kufirin

Në Pikën Kufitare të Kakavijës nga ora 06:00-10:00 nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve. Sipas njoftimit të policisë kufitare të Kakavijës, pezullimi i lëvizjes së automjeteve do të bëhet për shkak të një greve të doganierëve grekë. Ndërkohë bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.