Plug and Play hap thirrjen për kohortin e dytë në Tiranë; Nga ideja te investimi global

Plug and Play hap thirrjen për kohortin e dytë në Tiranë; Nga ideja te investimi global

Nga Tirana në Silicon Valley, rruga që dikur dukej e gjatë e e paarritshme për startup-et shqiptare po bëhet çdo ditë më e shkurtër.Sot, dhjetë startup-et e përzgjedhura në fazën e parë ndodhen në Silicon Valley, ku po kalojnë gjashtë javë intensive mentorimi dhe trajnimi që do të kulmojnë me Silicon Valley Summit në nëntor. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ekosistemin shqiptar të inovacionit.Plug and Play Tech Center, një nga kompanitë më të mëdha të inovacionit në botë, ka hapur tashmë thirrjen për pjesëmarrje në kohortin e dytë të programit të saj në Tiranë.Pas suksesit të fazës së parë, ku një numër i përzgjedhur startup-esh u lidhën me investitorë ndërkombëtarë, morën mentorim nga ekspertë globalë dhe fituan eksperiencë që rrallë...