Xhamia e Plumbit në Shkodër, një monument simbol i trashëgimisë islame, tashmë qëndron e qetë dhe ngadhjimtare pas çdo rrebeshi. Më saktë, pas çdo shiu të rrëmbyeshëm ajo përmbytej paq, duke ofruar një pamje trishtuese. Por pas një rikonstruksioni komplementar, ajo rrezaton siç i ka hije, pasfidueshëm nga faktorë natyrorë, siç shirat.
Edhe pse e mundësuar nga TIKA, qeveria priret ta marrë ajo meritën e rikonstruksionit, edhe pse pjesën e saj, për hir të së vërtetës, e ka kryer pa ndonjë ekuivok.
Kështu, fillimisht kryeministri Rama e më pas e gjithë skota qeveritare, kanë nxituar ta promovojnë realitetin e tij të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.
“Xhamia e Plumbit, një ndër monumentet më të vjetra dhe më të bukura të Shqipërisë, ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, e cila dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit të thellë e rikualifikimit urban të territorit të saj, nuk cënohet më prej reshjeve intensive.
Një ndërhyrje e mbarë që ka rikthyer jo vetëm vlerat historike dhe arkitekturore, por edhe jetën shpirtërore e vizitorët në këtë vend të shenjtë të Shkodrës”, shkruan i pari i qeverisë.
Por tashmë, muslimanët e Shkodrës janë në tjetër hall të madh. Ata, më saktë Myftinia, thotë se kulla që do ndërtohet te Hotel Rozafa është mbi pronën e saj. Në këtë rast, qeveria nuk ka me çfarë rreh gjoksin për ndonjë drejtësimbajtje në çështjen delikate të pronave. /tesheshi.com/
Gjoksrrahje qeveritare mbi fatin e ri të Xhamisë së Plumbit në Shkodër
