Qesharak deri në dhimbje/ Ironia e Vasilit: Me këtë hajdutëri, anëtarësimi në BE, pse jo që në Krishtlindjet e 2025

Qesharak deri në dhimbje/ Ironia e Vasilit: Me këtë hajdutëri, anëtarësimi në BE, pse jo që në Krishtlindjet e 2025

Vertet qesharak deri në dhimbje ky Edi Rama që tha pardje në Berlin përsëri se anëtarësimi i Shqipërisë në BE ndodh në 2030. Sa më shumë hajdutëria rritet dhe korrupsioni miliarder ecën përpara, aq më optimist dhe i bindur është ky se në 2030 Shqipëria do të bëhet anëtare të BE.Ngjarjet e fundit të korrupsionit në krye të qeverisë e kanë gëzuar dhe inkurajuar edhe më shumë Ramën. Është arritje epokale që të sajosh një qeveri ku secili grabit si të mundet dhe çfarë të mundet. Është vertet shumë “interesante” që bashkë me të mëdhenjtë ikin edhe një tufë patronazhistësh besnikë, që kanë firmosur shkresa si budallenj. “Suksesi” me vjedhjen e parave të BE për bujqësinë e ka bindur përfundimisht Ramën se 2030 është larg....