Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Drejtësia raporton sot në Kuvend, pritet të votohet ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë. Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme. Më pas në rend dite është raportimi i kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Në vijim pritet që të raportojnë Altin Dumani për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme që ai drejton. Më pas Artur Metani do të raportojë për ILD-në, si dhe raporti i KLGJ dhe KLP. I pranishëm nuk do të jetë Gazment Bardhi pasi u përjashtua për dy javë për shkak të përplasjes në...