Bilanci i Bankës së Shqipërisë arrin vlerën më të lartë historike

Bilanci i Bankës së Shqipërisë arrin vlerën më të lartë historike

Bilanci i Bankës së Shqipërisë arriti vlerë më të lartë historike në muajin shtator.Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve arriti vlerën e pothuajse 846 miliardë lekëve, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.Vlera e aktiveve të bilanc u zgjerua me 2.4% krahasuar me gushtin dhe me 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në një këndvështrim të thjeshtuar, zmadhimi i bilancit të Bankës Qendrore tregon, si rrjedhojë, një injektim më të madh të parasë në ekonomi. Vlera e parasë në qarkullim (që paraqitet në bilancin e Bankës së Shqipërisë si detyrim), është në rritje vjetore me 15.5%.Duke analizuar rritjen e bilancit sipas zërave kryesorë, efektin kryesor në zgjerimin vjetor të aktiveve e kanë dhënë letrat me vlerë të...