Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pas eksplorimit të zonës, nënë e bir humbasin në Llogara, policia dhe emergjencat civile nisin kërkimin
Dy turistë suedezë, nënë e bir, në moshat 61 dhe 23 vjeç, janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar këtë zonë të njohur për natyrën e saj të paprekur, por pas disa orësh, çdo kontakt me ta është ndërprerë. Sipas informacioneve paraprake, turistët dërguan një sinjal SOS, i cili u kap nga autoritetet greke, për shkak të mungesës së mbulimit telefonik në anën shqiptare të gadishullit të Karaburunit. Emergjencat greke reaguan menjëherë dhe njoftuan autoritetet shqiptare për situatën. Aktualisht, forcat e Emergjencave Civile, specialistët e zonave të mbrojtura dhe policia e Vlorës po angazhohen në kërkimin e turistëve. Kërkimet po zhvillohen në disa drejtime të mundshme, megjithatë, terreni i vështirë malor, errësira dhe moti...