Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ambasadori rus pranon se Moska gjurmon nëndetëset e Mbretërisë së Bashkuar: Nuk përbëjnë kërcënim
Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe nuk i ka mohuar pretendimet se sensorë rusë janë fshehur në ujërat rreth Britanisë së Madhe në një përpjekje për të gjurmuar nëndetëset bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar. Andrei Kelin megjithëse nuk e mohoi se Rusia po përpiqej të gjurmonte nëndetëset britanike, hodhi poshtë idenë se aktivitete të tilla përbënin një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar. I pyetur nga BBC, nëse ai kundërshtonte pretendimet, Kelin tha: “Jo”. “Nuk do ta mohoj, por pyes veten nëse vërtet kemi interes të ndjekim të gjitha nëndetëset britanike me koka bërthamore shumë të vjetra… të gjitha këto kërcënime janë jashtëzakonisht të ekzagjeruara”, tha ai. I pyetur më tej nga BBC, ambasadori shtoi: “Unë po mohoj ekzistencën e kërcënimeve për Mbretërinë e Bashkuar....