Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Si e kontrollojnë hormonet jetën tonë trupin, emocionet dhe vendimet që marrim
Ndoshta nuk i shohim, por hormonët janë “dirigjentët” e padukshëm të trupit tonë. Ata vendosin se si ndihemi, sa energji kemi, si reagojmë ndaj stresit, madje edhe kë kujtojmë apo dashurojmë. Çdo ndryshim i vogël hormonal mund të ndikojë tek humori, pesha, gjumi dhe dëshirat tona më të thella. Truri dhe hormonet: lidhja që na drejton pa e kuptuar Në tru, hipotalamusi dhe hipofiza janë si qendra kontrolli që dërgojnë sinjale për gjithë trupin. Kur je i stresuar, ato nxisin prodhimin e kortizolit, hormonin e stresit. Ai të ndihmon të përballosh situata të vështira, por kur qëndron i lartë për shumë kohë, sjell lodhje, shtim në peshë dhe ankth. Nga ana tjetër, dopamina dhe serotonina janë “hormonët e lumturisë”. Ato ndikojnë në motivim, humor dhe...