Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij ka përfunduar tetë luftëra gjatë tetë muajve të fundit, ndërsa ndodhej në Malajzi për të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje mes Tajlandës dhe Kamboxhias. “Ky është një nga tetë konfliktet që administrata ime ka përfunduar në vetëm tetë muaj, mesatarisht një në muaj. Ka mbetur vetëm një,” tha Trump gjatë ceremonisë në Kuala Lumpur, ku u nënshkrua marrëveshja e zgjeruar e armëpushimit midis dy vendeve aziatike. Presidenti amerikan, i cili këtë verë ndihmoi në negociatat për ndalimin e luftimeve përgjatë kufirit Tajlandë-Kamboxhia, e quajti ditën “moment historik për paqen në rajon”. “Ka pasur shumë gjakderdhje. Dhe ne e ndalëm atë shumë shpejt,” tha Trump, ndërsa kryeministrat Hun Manet i Kamboxhias dhe...