Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pakistani dëboi më shumë se 660 mijë refugjatë afganë këtë vit
Pakistani e ka bërë të pamundur jetesën për 2.8 milionë refugjatët afganë që kanë jetuar aty për dekada. Nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, Islamabad po ndjek një politikë të ashpër të dëbimeve masive, duke dëbuar më shumë se 660 mijë refugjatë që nga fillimi i vitit 2025, siç raporton FRANCE 24. Autoritetet pakistaneze akuzojnë talibanët, se gjejnë strehë në Afganistan, nga ku planifikojnë dhe kryejnë sulme kundër forcave të sigurisë. Përballë një rritjeje rekord të sulmeve, marrëdhëniet midis Kabulit dhe Islamabadit janë acaruar ndjeshëm, duke çuar në përplasje të dhunshme përgjatë kufirit. Konflikti u ndal pasi palët ranë dakord për një armëpushim më 19 tetor. Që nga atëherë, goditja ndaj refugjatëve është intensifikuar, lagje të tëra janë evakuuar, kampe refugjatësh janë urdhëruar të mbyllen dhe...