Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Spiropali takim me përfaqësuesit e lartë të KE: Asnjë minutë për të humbur për përshpejtimin e negociatave
Ministrja Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se nuk ka asnjë minutë për të humbur, dhe duhet ruajtur ritmi i përshpejtuar për negociatat Ndërsa në fund, ministrja thekson se Shqipëria është çdo ditë një hap më pranë Europës. “Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian. Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës”, shkruan Spiropali.