Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Festivali ndërkombëtar i bandave, pesë grupet pjesëmarrëse i dhanë gjallëri rrugëve të Korçës
Është mbyllur në Korçë festivali ndërkombëtar i Bandave “LuloFest”, ku 5 grupet pjesëmarrëse kanë performuar në pedonalen e qytetit të Korçës, ndërkohë që gjatë tre ditëve grupet kanë parakaluar për artdashësit korçarë në bulevardet kryesore dhe Pazarin e Vjetër. Udhëheqësi artistik i festivalit Ilir Kodhima, tregon se ky festival ja arriti të tërheqë vëmendjen jo vetëm të korçarëve, por e turistëve të huaj që kaluan fundjavën në këtë qytet. E veçanta e këtij festivali ishte grupi kalabrez, i ardhur për herë të parë në Shqipëri me këtë formacion frymor. “Jemi një grup muzikantësh dhe vijmë kryesisht nga Kalabria. Banda jonë është krijuar në vitin 1885 dhe tani jemi bashkuar për të ardhur në këtë qytet të bukur, shpresojmë të kënaqim dëgjuesit”, tha Esposito Cosimo. Gjatë...