Zgjedhjet në Tiranë/ Balla ndez motorët e PS për Tiranën: Dua mobilizim total për 14 dhjetor

Zgjedhjet në Tiranë/ Balla ndez motorët e PS për Tiranën: Dua mobilizim total për 14 dhjetor

Socialistët në Tiranë vijojnë përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme edhe pse data 9 nëntor e dekretuar nga presidenti Bajram Begaj ka rënë përfundimisht. Data më e afërt për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve është 14 dhjetori. Lapsi.al ka parë një mesazh të dërguar nga Taulant Balla në një grup në WhatsApp të strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë. Në atë mesazh, Balla kërkonte mobilizim nga struktura dhe e bënte të sigurt datën 14 dhjetor për zgjedhjet në Tiranë ndonëse nuk dihet si të shkojë fati i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese. Kujtojmë që kjo e fundit ka thirrur një seancë më datë 31 tetor për ankimin që Erion Veliaj i ka bërë shkarkimit të tij nga qeveria. Siguria e Taulant Ballës për zhvillimin e zgjedhjeve në...