POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 38 vjeç, banues në Greqi, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Kakavijë, 38-vjeçari kapet me kanabis në makinë
