Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
E rëndë në Itali, i riu shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të premten, më 24 tetor, në Masotti, Serravalle Pistoiese të Italisë ku një i ri shqiptar, Flavio Saraci, 19 vjeç, u gjet i pajetë në dhomën e tij nga vëllai më i vogël. Sipas dëshmive, i riu, i cili ishte atletik dhe aktiv në sporte, nuk kishte probleme shëndetësore të njohura. Vdekja e tij papritur duket se ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje fatale, e cila është ende e paqartë për mjekët. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe e transportuan Flavion në Spitalin San Jacopo, por pavarësisht përpjekjeve, mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Autoritetet shëndetësore pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së Flavio Saracit.