Skafi me drogë nga Saranda, gjendet sasi tjetër në det, 135 kg të sekuestruara deri tani (EMRI)

Skafi me drogë nga Saranda, gjendet sasi tjetër në det, 135 kg të sekuestruara deri tani (EMRI)

Policia greke ka zbuluar sasi të tjera droge të hedhura nga skafi që u nis të enjten mbrëma nga Saranda dhe në të gdhirë të së premtes u mbyt në ngushticën detare midis Korfuzi dhe Igumenicës. Sipas policia greke, pasi u shoqërua në Komisariatin e Igumenicës drejtuesi i skafit, 50-vjecari Edmond Musa nga Saranda, i njohur si “Çimoni”, u shkua sërish tek vendi ku u mbyt skafi. Me ndihmën e një zhytësi privat, brenda skafit u gjetën 5 pako me 79 kg 750 gram marijuanë. Por një ditë më pas, në vendin e quajtur “Voda” në Sajadhë, u gjetën 1 çantë që përmbante 6 pako të tjera me 56 kg 130 gram marijuanë. Deri tani sasia totale e drogës së sekuestruar është 135 kg 880...