Armët pa leje ‘nxisin’ vrasjet në vend! Policia sekuestroi 515 armë në 10 muaj, pjesa më e madhe në makina dhe brez

Armët pa leje ‘nxisin’ vrasjet në vend! Policia sekuestroi 515 armë në 10 muaj, pjesa më e madhe në makina dhe brez

Një ekspres i fikur, një debat me tone të larta dhe 2 të vdekur. Historia duket si triller por realitet u bë vetëm 4 ditë më parë, më 22 tetor, kur në Manëz të Durrësit 2 të rinj mbeten të vrarë pas një shkëmbimi zjarri. Tragjedia më shumë mundësi nuk do të kishte ndodhur, nëse të dyja palët e përfshira në sherrin për një kafe ekspres nuk do të ishin të armatosura. Ngjashëm, një tjetër ngjarje u regjistrua më 17 tetor në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë. 2 palë u konfliktuan, këtë herë jo për një kafe por për një vend parkimi. Sërish, arma u nxor nga brezi dhe vetëm fati deshi të mbyllej vetëm me plagosje. Arma u nxor edhe në Tepelenë...