Tragjedia në Sardenjë, zjarrfikësi mbërrin për të shpëtuar viktimat, mes tyre ishte i biri 25-vjeçar

Tragjedia në Sardenjë, zjarrfikësi mbërrin për të shpëtuar viktimat, mes tyre ishte i biri 25-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Sardenjës në Itali, ku një 25-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik. Makina në të cilën udhëtonin pesë të rinj që po shkonin drejt një feste, doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe ra nga një urë rreth 15 metra e thellë, në zonën e Tempio Pausania. Tragjedia merr një dimension edhe më të dhimbshëm, pasi babai i viktimës, një zjarrfikës lokal, ishte ndër të parët që mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pa e ditur fillimisht se i biri ishte ndër viktimat. Sipas raportimeve shoferi i automjetit arriti të dilte vetë nga makina pas aksidentit dhe vrapoi drejt një shtëpie aty pranë për të kërkuar ndihmë, pasi në zonë nuk...