Policia greke shpëton shqiptarin nga mbytja, por tronditen nga çfarë gjejnë në skaf (Detaje)

Policia greke shpëton shqiptarin nga mbytja, por tronditen nga çfarë gjejnë në skaf (Detaje)

Një operacion shpëtimi i Rojës Bregdetare Greke në ujërat pranë ishullit “Prasoudi” të Igumenicës përfundoi me sukses, duke shpëtuar jetën e një 50-vjeçari shqiptar, i cili po rrezikonte të mbytej pasi skafi i tij kishte filluar të fundosej. Megjithatë, pas shpëtimit, autoritetet bënë një zbulim surprizues: në mjetin gjysmë të fundosur u gjet një sasi e madhe droge, me peshë totale 135.88 kilogramë kanabis të papërpunuar. Sipas njoftimit zyrtar, me ndihmën e një zhytësi privat, nga brendësia e skafit u nxorën pesë pako plastike që përmbanin 79.75 kg kanabis, ndërsa gjatë hetimeve të mëvonshme, në zonën detare të “Votës” në Sagiada, u gjet edhe një qese shtesë me gjashtë pako të tjera që peshonin 56.13 kg. Në total, droga e sekuestruar arrin vlerën e rreth...