Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bëri për spital krushkun, e pëson keq 45-vjeçari në Tiranë (Emri)
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, teksa akuzohet për dhunë. Policia bën me dije se 45-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: -arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën;”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.