Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një video në rrjetet sociale duke denoncuar ndryshimet e fundit në buxhetin e shtetit, që sipas saj tregojnë jo forcë ekonomike, por një strategji të qëllimshme manipulimi të opinionit publik. “Suficiti buxhetor që shpall qeveria nuk është shenjë e mirëmenaxhimit, por tregues i një krize që po fshihet pas shifrave,” deklaron Tabaku, duke theksuar se ndërkohë që familjet shqiptare luftojnë për mbijetesë, qeveria mban paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve pa i kthyer ato në shërbime dhe mbështetje reale. Ajo thekson se sektorë jetikë për ekonominë si bujqësia dhe industria fason janë në rënie të vazhdueshme, ndërsa qeveria ka ulur fondet për bujqësinë me 6% dhe për pushtetin lokal me 10%, duke paralizuar investimet e...