Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës
Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për liri të Lefter Kokës. Ish-ministri i Mjedisit, i fajësuar dhe dënuar me burg në tre gjykime për aferën e inceneratorëve, kërkoi konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar. Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021. Koka ka mundur të fitojë liri të parakohshme për një nga dënimet dhe shuarje masë për tjetrin, i vetmi që e mban në qeli është dënimi me 6 vjet e 8 muaj për inceneratorin e Fierit, çështje që Gjykata e Lartë e ka kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm.