Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh të padiskutueshme. Duke përmendur drejtimin e Manastirliut në QSUT dhe të deputetes Mersini në spitalin rajonal të Vlorës, kryeministri Edi Rama thotë se të dyja janë fituese të garës, ndërsa kundërshtarët e tyre i ironizoi duke thënë se janë shëmbëlltyre e radhës e disfatës së Partisë Demokratike. “Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore...